
Prezantohet modeli elektrik i Vespes
Skuteri i parë elektrik i Vespës do të dalë në shitje në Evropë në tetor dhe në SHBA në fillim të vitit 2019.
Skuteri i fuqizuar nga bateria është një version elektrik i modelit më të dashur të stilit retro që është padyshim Vespa, e cila u hodh në treg fillimisht në vitin 1946. Modeli i ri dizajnuar si një motor i gjithi elektrik dhe i quajtur Vespa Elettrica, ka një shpejtësi maksimale prej 62 miljesh (100 km) dhe i duhet rreth katër orë për të karikuar baterinë. Prodhuesi Piaggio Group ka qëndruar i hedhur lidhur me çmimin që është përcaktuar të ketë ky model i ri i Vespës i quajtur Vespa Elettrica, por gjithashtu njësoj ka qënë edhe qëndrimi në lidhje me shpejtësinë maksimale që do të arrijë ky model i ri. Ajo ka zbuluar më parë se Vespa Elettrica do të kufizohet në 30km/h kur është në modalitetin e drejtimit ekologjik.
Zhvilluesit thonë se skuteri do të ketë një sistem të inteligjencës artificiale që do t'u ofrojë përdoruesve në kohë reale hartën dhe të dhënat e trafikut, si dhe aftësinë për të zbuluar nëse një këmbësor është gati për të ecur në rrugën para automjetit. Drejtuesit gjithashtu do të jenë në gjendje të lidhin telefonat e tyre me motorin duke përdorur Bluetoothin. Një opsion i tillë gjithashtu do t'u lejojë atyre të hyjnë në panelin dixhital dhe të përdorin shërbimet e navigimit. "Shumica e këtyre automjeteve të gjeneratës së re do t'i njohin operatorët e tyre: do të parashikojnë zgjedhjet e tyre të drejtimit, do të bashkëveprojnë me pajisjet dhe mjetet e tjera në rrugë dhe do të lejojnë shkallët e personalizimit që mezi mund të imagjinohen në ditët e sotme,' mësohet të ketë shkruar prodhuesi në faqen e tij të internetit.
Për sa i përket çmimit që do të ketë ky model elektrik i Vespës, besohet se Electtrica do të kushtojë përafërsisht njësoj si modelet e tjera të Vespa, edhe pse kompania mëmë Piaggio Group nuk ka bërë një njoftim zyrtar. Bateria do të zgjasë deri në njëmijë cikle ngarkimi, e cila është ekuivalente me dhjetë vjet, para se të humbë 20 përqind të efikasitetit, shkruan Engadget. Vitin e kaluar, firma prezantoi një makinë të re me dy rrota por jo një të projektuar për të transportuar njerëzit. Prodhuar nga firma italiane Boston Fast Forward R&D lab, Gita është një transportues robotik i aftë për të transportuar deri në 40 kilogram mallra, duke ndjekur një operator njerëzor ose duke lëvizur në mënyrë autonome përmes një mjedisi të hartuar më parë. Makineria ngjyrë blu e rrumbullakët në formën e një topi kaltër është e lartë rreth 66 cm dhe udhëton me shpejtësi biçiklete, deri në 35 km / h.
Në vend që të përdoret një kamion ose një makinë transporti për të transportuar ose për të tërhequr pako dhe mallra të tjera, Piaggio Fast Forward dëshiron të ndihmojë njerëzit të ecin, të vrapojnë dhe të pedalojnë me ndihmën e një mjeti si Gita. Firma e përshkruan Gitën si "një mjet inteligjent dhe i shkathët për ngarkesat, projektuar dhe ndërtuar me të njëjtin kujdes për sigurinë, frenimin, balancimin dhe dinamikën e automjeteve që ju do të prisni nga një motor me performancë të lartë". Gita është një mjet inteligjent me një personalitet komunikues, duke e bërë atë mik të përsosur udhëtimi. "Industria e transportit dhe robotikës priren të përqëndrohen në optimizimin e detyrave dhe zhvendosjen e punës", sipas Jeffrey Schnapp, Drejtor i Përgjithshëm i Piaggio Fast Forward. "Ne po zhvillojmë produkte që shtojnë dhe zgjerojnë aftësitë njerëzore, në vend që thjesht të kërkojnë t'i zëvendësojnë ato." Roboti është projektuar për të mësuar dhe lëvizur duke përdorur mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e njerëzve.
Më të lexuarat








